Kapitulli 47
Dhjetë Virgjëreshat
Jezusi tregoi një histori mbi dhjetë të reja që shkuan në një dasmë. Ato prisnin për dhëndrin të vinte dhe t’i lejonte të futeshin në dasmë. Ato nuk e dinin se kur do të vinte.
Mateu 25:1, 13
Të dhjetë gratë kishin llamba me vaj. Pesë nga gratë ishin të mençura. Ato kishin marrë vaj rezervë me vete.
Mateu 25:2, 4
Pesë gratë e tjera ishin budallaqe. Ato kishin vetëm vajin që gjendej në llambat e tyre.
Mateu 25:3
Dhëndri nuk erdhi për një kohë të gjatë. Vaji në llambat u mbarua. Pesë gratë e zgjuara kishin vaj tjetër për të mbushur llambat. Pesë gratë budallaqe duhej të shkonin të blinin vaj tjetër.
Mateu 25:5-9
Ndërsa ato ishin larguar, dhëndri erdhi. Ai i futi pesë gratë e zgjuara në dasmë.
Mateu 25:10
Kur erdhën pesë gratë budallaqe, dera ishte mbyllur. Ato nuk mund të futeshin në dasmë.
Mateu 25:10-12
Jezusi është si dhëndri në këtë histori. Anëtarët e Kishës janë si dhjetë gratë. Kur Jezusi të vijë përsëri, disa anëtarë do të jenë gati. Ata do t’u jenë bindur urdhërimeve të Perëndisë. Të tjerë nuk do të jenë gati. Ata nuk do të mund të jenë me Shpëtimtarin kur Ai të vijë përsëri.
Mateu 25:13; Doktrina e Besëlidhje 45:56-57; 88:86, 92; Jezusi Krishti, 576-80