Kapitulli 2
Maria dhe Engjëlli
Maria dhe Jozefi jetuan në Nazaret. Ata ishin njerëz shumë të mirë. Ata e donin njëri-tjetrin dhe do të martoheshin.
Një ditë engjëlli Gabriel erdhi tek Maria. Ai i tha Maries se Perëndia do ta bekonte atë.
Gabrieli i tha Maries se ajo do të ishte nëna e Birit të Perëndisë. Emri i Tij do të ishte Jezus dhe Ai do të ishte Mbreti i të gjithë njerëzve të drejtë.
Maria tha se ajo do t’i bindej Atit Qiellor dhe do të ishte nëna e Jezusit.