Kapitulli 49
Sakramenti i Parë
Çdo vit hebrenjtë bëjnë një festë që quhet pashkë. Ajo i ndihmonte hebrenjtë të kujtojnë që Perëndia kishte shpëtuar paraardhësit e tyre në kohën e Moisiut.
Eksodi 12:27; Lluka 22:7
Jezusi dhe Dymbëdhjetë Apostujt kishin nevojë për një vend për të ngrënë gostinë e pashkës. Shpëtimtari dërgoi Pjetrin dhe Gjonin për të gjetur një dhomë dhe të kujdeseshin që gjithçka të ishte gati për festën.
Lluka 22:8.
Ata gjetën një dhomë dhe përgatitën festën.
Lluka 22:9-13
Jezusi dhe të gjithë Apostujt shkuan atje. Ata hëngrën gostinë e pashkës së bashku.
Lluka 22:14.
Jezusi u dha Apostujve të Tij sakramentin për herë të parë. Ai mori bukë me duart e Tij, e bekoi atë dhe pastaj e ndau në pjesë. Ai u tha Apostujve ta hanin bukën.
Mateu 26:26; Lluka 22:19
Jezusi u tha atyre të mendonin për trupin e Tij kur të hanin bukën. Ai u kërkoi atyre të kujtonin që Ai do të vdiste për ta.
Mateu 26:26; Lluka 22:19
Jezusi hodhi verë në një gotë. Ai e bekoi verën dhe u tha Apostujve ta pinin atë.
Mateu 26:27
Jezusi u tha atyre të mendonin për gjakun e Tij kur ta pinin verën. Ai u kërkoi atyre të kujtonin që Ai do të derdhte gjak dhe do të vuante për mëkatet e të gjithë njerëzve.
Mateu 26:28; Lluka 22:20
Jezusi u tha gjithashtu Apostujve se njerëzit e ligj së shpejti do ta vrisnin Atë. Njëmbëdhjetë nga Apostujt u dëshpëruan shumë. Ata e donin Shpëtimtarin dhe nuk donin që Ai të vdiste. Jezusi e dinte se një nga Apostujt do të ndihmonte njerëzit e ligj. Emri i tij ishte Judë Iskarioti.
Mateu 26:2, 14-16, 21-25