Kapitulli 36
Jezusi Tregon Tre Alegori
Një ditë Jezusi po hante dhe po bisedonte me njerëz, që nga shumë mendohej se ishin mëkatarë. Disa farisenj e panë Atë.
Lluka 15:1-2
Farisenjtë besonin se njeriu i mirë nuk duhet t’u flasë mëkatarëve. Ata mendonin se Jezusi nuk ishte njeri i mirë sepse po u fliste mëkatarëve.
Lluka 15:2
Shpëtimtari donte të ndihmonte farisenjtë të kuptonin përse Ai ishte tek mëkatarët. Ai u tregoi atyre tre alegori. E para ishte mbi një dele të humbur.
Lluka 15:3; Mësime nga Profeti Jozef Smith, 277