Kapitulli 25
Një Grua Prek Rrobat e Jezusit
Një grua kishte qenë shumë sëmurë për 12 vjet. Ajo kishte qenë tek shumë doktorë, por ata nuk mund ta ndihmonin.
Marku 5:25-26
Një ditë ajo pa Jezusin të rrethuar nga shumë njerëz. Ajo besonte se do të shërohej vetëm duke prekur rrobat e Tij. Ajo eci përmes turmës dhe preku rrobat e Tij.
Mateu 9:20-22; Marku 5:27-28
Ajo u shërua menjëherë. Jezusi u kthye prapa dhe pyeti: “Kush m’i preku rrobat?”
Marku 5:29-30
Gruaja u tremb. Ajo u gjunjëzua përpara Shpëtimtarit dhe tha se ajo e kishte prekur Atë. Jezusi i tha asaj se besimi tek Ai e kishte shëruar atë.
Marku 5:33-34