Kapitulli 37
Dhjetë Lebrozët
Jezusi shkoi në një qytet të vogël ku pa dhjetë lebrozë. Lebrozët janë njerëz të sëmurë. Sëmundja e tyre bën që ata të kenë dhimbje të tmerrshme në të gjithë trupin.
Lluka 17:12
Mjekët nuk mund t’i ndihmonin lebrozët. Njerëzit kishin frikë t’u afroheshin. Ata nuk donin të sëmureshin gjithashtu.
Lluka 17:12
Lebrozët i kërkuan Jezusit t’i shëronte. Ata e dinin se Ai mund të bënte që dhimbjet e tyre të largoheshin.
Lluka 17:13
Jezusi donte që ata të ishin mirë. Ai u tha atyre të shkonin dhe të paraqiteshin tek priftërinjtë e tyre.
Lluka 17:14
Gjatë rrugës për tek priftërinjtë, dhjetë lebrozët u shëruan. Dhimbjet e tyre u larguan.
Lluka 17:14
Një nga lebrozët e dinte se Jezusi i kishte shëruar. Ai shkoi përsëri për ta falënderuar Atë. Jezusi e pyeti ku ishin nëntë lebrozët e tjerë. Ata nuk ishin kthyer. Jezusi i tha lebrozit, që e kishte falënderuar, se besimi i vet atij e kishte shëruar.
Lluka 17:15-19