Kapitulli 41
Jezusi Bekon Fëmijët Nefitë
Jezusi po shkonte në Jeruzalem. Gjatë rrugës disa njerëz donin që Jezusi t’u bekonte fëmijët. Dishepujt u thanë njerëzve të mos e bezdisnin Jezusin.
Marku 10:13
Por Jezu Krishti i do fëmijët. Ai u tha dishepujve që t’i lejonin fëmijët të vinin tek Ai. Jezusi gjithashtu u tha dishepujve se ata duhej të ishin si fëmijë të vegjël. Atëherë ata mund të jetonin me Perëndinë në qiell.
Marku 10:14-15