Kapitulli 28
Jezusi Ushqen 5.000 Njerëz
Disa miq të Gjon Pagëzorit i thanë Jezusit se Gjoni ishte vrarë nga mbreti.
Mateu 14:1-12
Kur Jezusi e dëgjoi këtë, Ai shkoi në një vend pranë Detit të Galilesë për të qëndruar vetëm. Shumë njerëz e dinin ku ishte Ai. Mëse 5.000 njerëz e ndoqën Atë atje me shpresë që Ai do t’u jepte mësim.
Mateu 14:13; Marku 6:44
Jezusi u mësoi atyre shumë gjëra. Ishte koha për të ngrënë, por shumica e njerëzve nuk kishin ushqim. Dishepujt e tij donin që Jezusi të dërgonte njerëz në fshatrat më të afërt për të blerë ushqim.
Marku 6:34-36
Jezusi u tha dishepujve të shihnin nëse kishte sjellë ushqim ndonjë. Ata gjetën një djalë që kishte pesë çyrekë buke dhe dy peshq të vegjël.
Marku 6:37-38;
Jezusi u tha të gjithë njerëzve të uleshin. Ai i bekoi bukën e peshkun dhe e ndau ushqimin në copa.
Marku 6:39-41
Dishepujt u dhanë ushqim njerëzve. Atje kishte më shumë se mjaftueshëm për secilin.
Marku 6:41-44