Kapitulli 3
Lindja e Gjon Pagëzorit
Engjëlli Gabriel i tha Maries se Elisabeta do të lindte gjithashtu një djalë. Maria dhe Elisabeta ishin kushërira.
Lluka 1:36-37
Maria shkoi ta vizitonte Elisabetën. Fryma e Shenjtë i tha Elisabetës se Maria do të ishte nëna e Jezu Krishtit. Maria dhe Elisabeta falënderuan Perëndinë që i bekoi. Maria qëndroi me Elisabetën për rreth tre muaj. Pastaj Maria shkoi në shtëpi në Nazaret.
Lluka 1:39-56
Lindi djali i Elisabetës. Miqtë dhe familja e saj ishin të lumtur. Ata menduan se fëmija duhet të kishte të njëjtin emër si edhe babai i tij, Zakaria. Por Elisabeta tha se emri i tij duhej të ishte Gjon. Të gjithë u befasuan.
Lluka 1:57-61
Njerëzit pyetën Zakarian se si duhej të ishte emri i fëmijës. Zakaria akoma nuk mund të fliste, kështu ai shkroi: “Emri i tij është Gjon.”
Lluka 1:62-63
Pastaj Zakaria ishte përsëri në gjendje të fliste. Ai u mbush me Frymën e Shenjtë. Ai u tregoi njerëzve se Jezu Krishti do të lindej së shpejti dhe se Gjoni do të përgatiste njerëzit për Atë.
Lluka 1:64, 67-69, 76
Gjoni u rrit për t’u bërë një profet i madh. Ai u mësoi njerëzve mbi Jezu Krishtin.
Lluka 1:67, 76-80