Kapitulli 31
Jezusi Shëron një Njeri të Shurdhër
Disa njerëz sollën një burrë tek Jezusi. Burri ishte shurdh dhe nuk mund të fliste mirë. Njerëzit donin që Shpëtimtari ta shëronte atë.
Marku 7:32
Jezusi e veçoi burrin larg të tjerëve. Ai vendosi gishtat e Tij në veshët e burrit. Ai preku gjuhën e burrit dhe e bekoi atë.
Marku 7:33-34
Tani burri mund të dëgjonte dhe të fliste. Njerëzit mund ta kuptonin atë. Jezusi u tha njerëzve të mos i tregonin njeriu për çfarë kishte ndodhur, por ata ua thanë të gjithëve.
Marku 7:35-36