Kapitulli 16
Biri i Udhëheqësit
Një udhëheqës i popullit hebre kishte një djalë që ishte shumë sëmurë.
Burri e la djalin e tij në shtëpi dhe udhëtoi shumë kilometra për në qytetin e Kanës. Atje ai gjeti Jezusin.
Burri i kërkoi Shpëtimtarit të vinte dhe të shëronte djalin e tij. Jezusi i tha atij se djali i tij do të shërohej. Burri i besoi Jezusit dhe u nis për në shtëpi.
Shërbëtorët e tij erdhën që ta takonin. Ata i thanë se djali i tij po bëhej më mirë dhe do të jetonte. Ai i pyeti se kur kishte filluar të përmirësohej djali i tij. Ata i treguan. Ishte në të njëjtën kohë kur Jezusi i kishte thënë se djali do të shërohej.
Burri e dinte se Jezu Krishti e kishte shëruar djalin e tij. Ai dhe e gjithë familja e tij besonin te Shpëtimtari.