Kapitulli 55
Apostujt Udhëheqin Kishën
Pasi u ringjall, Jezusi qëndroi me Apostujt e Tij për 40 ditë. Ai u mësoi atyre shumë gjëra mbi ungjillin dhe Kishën e Tij.
Veprat e Apostujve 1:1-3
Ai u tha atyre t’u mësonin ungjillin të gjithë njerëzve. Ai gjithashtu tha se Ai do t’i linte ata së shpejti, por Fryma e Shenjtë do të vinte t’i ndihmonte ata.
Veprat e Apostujve 1:4-8
Apostujt e panë Jezusin të ngjitej lart në retë. Dy engjëj në rroba të bardha u treguan Apostujve se Jezusi do të kthehej përsëri një ditë nga qielli.
Veprat e Apostujve 1:9-11
Apostujt tani ishin udhëheqës të Kishës së Jezu Krishtit mbi tokë. Pjetri ishte President dhe Jakobi dhe Gjoni ishin këshilltarët e tij.
Mateu 16:18-19; Doktrina e Besëlidhje 81:1-2; Jezusi Krishti, 219-20
Ata ishin vetëm njëmbëdhjetë Apostuj – Juda kishte vdekur. Ati Qiellor u tha Apostujve të zgjidhnin Matian të ishte një nga Të Dymbëdhjetë Apostujt. Të gjithë Apostujt kishin një thirrje të veçantë në priftëri.
Mateu 27:3-5; Veprat e Apostujve 1:15-17, 21-26; Doktrina e Besëlidhje 102:8
Apostujt dhe dishepuj të tjerë kishin besim në Zot. Ata u bindeshin urdhërimeve të Tij. Ata e donin njëri-tjetrin.
Veprat e Apostujve 2:41-47
Me priftërinë dhe me fuqinë e Frymës së Shenjtë, Apostujt mund të bënin shumë gjëra. Ata shëruan të sëmurët dhe ishin misionarë. Ata dhanë mësime mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Shumë njerëz besonin tek fjalët e Apostujve dhe u bashkuan me Kishën. Anëtarët e Kishës quheshin shenjtorë.
Veprat e Apostujve 2:2-4, 32-33, 36-43; 3:1-8; Romakëve 1:7