Kapitulli 20
Jezusi Jep Mësim mbi Lutjen
Jezusi i mësoi dishepujt e Tij se si të luteshin. Ai tha se disa njerëz luten që të tjerët t’i shohin se po luten. Jezusi mësoi se ne duhet të bëjmë lutjet tona vetjake atje ku mund të jemi vetëm, nëse është e mundur.
Ai tha se disa njerëz thonë të njëjtat fjalë ___gjithmonë kur luten. Ata nuk mendojnë në të vërtetë se çfarë po thonë. Jezusi tha se ne duhet të lutemi sinqerisht për atë çka kemi nevojë.
Shpëtimtari bëri një lutje për t’u treguar dishepujve të Tij se si të luten. Ai filloi duke thënë: “Ati ynë … në qiell.” Ai e falënderoi Atin Qiellor dhe pastaj i kërkoi Atij ndihmë. Ai tha: “amen” në fund të lutjes së Tij. Ai tha: “amen” në fund të lutjes së Tij. Ai premtoi se Ati Qiellor do t’u përgjigjej lutjeve të tyre.