Kapitulli 19
Predikimi në Mal
Një ditë Jezusi u mësoi dishepujve të Tij ungjillin në faqen e një mali pranë Detit të Galilesë.
Mateu 5:1
Ai u tregoi atyre se si të jetonin që të mund të ishin të lumtur dhe të jetonin përsëri me Atin Qiellor. Gjërat që ai u mësoi atyre mund të na bëjnë edhe ne të lumtur.
Mateu 5-7
Jezusi tha se ne duhet të jemi të butë, të durueshëm dhe të gatshëm për t’iu bindur Atit Qiellor.
Mateu 5:5
Ne duhet të përpiqemi me sa mundemi për të qenë të drejtë.
Mateu 5:6
Ne duhet të falim njerëzit që na dëmtojnë ose na bëjnë të ndihemi keq. Nëse ne i falim ata, Ati Qiellor do të na falë ne.
Mateu 5:7
Ne duhet të jemi paqeruajtës, t’i duam njerëzit e tjerë dhe t’i ndihmojmë të gjithë ta duan njëri-tjetrin.
Mateu 5:9
Ne nuk duhet të trembemi që t’u tregojmë njerëzve mbi ungjillin ose t’u tregojmë atyre që ne e duam Atin Qiellor. Kur njerëzit e tjerë na shohin që bëjmë mirë, kjo do t’i ndihmojë edhe ata të besojnë në Perëndi.
Mateu 5:14-16
Ne duhet gjithnjë të mbajmë premtimet tona.
Mateu 5:33-37
Dhe ashtu si ne duam që të tjerët të jenë zemërmirë me ne, ne duhet të jemi zemërmirë me ta.
Mateu 7:12
Jezusi tha se nëse ne i bëjmë këto gjëra, ne do të jemi të lumtur, Ati Qiellor do të na bekojë dhe ne do të jetojmë përsëri me Të.
Mateu 5:2-12