Kapitulli 23
Burri Që Nuk Mund të Ecte
Një ditë Jezusi po mësonte një grup njerëzish në shtëpi.
Lluka 5:17
Disa burra e sollën mikun e tyre në vig për të parë Jezusin. Miku nuk mund të ecte. Burrat nuk mund ta fusnin në shtëpi për shkak të turmës.
Lluka 5:18-19
Burrat e çuan mikun e tyre lart mbi çati. Ata hoqën një pjesë të çatisë dhe e zbritën mikun e tyre brenda në shtëpi.
Marku 2:4; Lluka 5:19
Kur Ai pa besimin e madh të këtyre njerëzve, Jezusi i tha të sëmurit se mëkatet e tij ishin falur. Ai i tha atij të merrte vigun e tij dhe të shkonte në shtëpi. Burri u ngrit. Ai ishte shëruar. Ai mori vigun e tij dhe u nis për në shtëpi. Ai i ishte shumë mirënjohës Perëndisë.
Lluka 5:20, 24-25