Kapitulli 29
Jezusi Ecën mbi Det
Pasi ushqeu 5.000 vetët, Jezusi shkoi në një mal për t’u lutur. Dishepujt e tij morën një barkë për të kaluar Detin e Galilesë. Kur erdhi nata, era filloi të fryjë dhe dallgët u bënë të mëdha.
Mateu 14:22-24
Vonë natën, Jezusi erdhi të bashkohej me dishepujt e Tij. Ai po ecte mbi ujë për të shkuar tek barka.
Mateu 14:25
Dishepujt e panë Atë të ecte mbi ujë. Ata u trembën. Ata menduan se Ai ishte një shpirt. Jezusi u thirri atyre: “Jam unë, mos kini frikë!”
Mateu 14:26-27
Pjetri donte të ecte edhe ai mbi ujë. Jezusi i tha Pjetrit të shkonte tek Ai. Pjetri doli nga barka. Ai filloi të ecte mbi ujë drejt Shpëtimtarit.
Mateu 14:28-29
Ngaqë era po frynte fort, Pjetri u tremb. Ai filloi të fundosej në ujë dhe i thirri Jezusit ta shpëtonte.
Mateu 14:30
Shpëtimtari kapi dorën e Pjetrit. Ai e pyeti Pjetrin përse nuk kishte më shumë besim.
Mateu 14:31
Kur Jezusi dhe Pjetri shkuan tek barka, stuhia pushoi. Të gjithë dishepujt e adhuronin Shpëtimtarin. Ata e dinin se Ai ishte Biri i Perëndisë.
Mateu 14:32-33