2025
Po Sikur ta Kem të Vështirë të Bëj Miq?
Për Forcën e Rinisë, Shtator 2025


Po Sikur ta Kem të Vështirë të Bëj Miq?

e re

Këtë vit, kur shkova në një shkollë të re, qava shumë sepse nuk doja t’i lija miqtë e mi të vjetër. Thashë me vete se nuk do të më pëlqente kurrë shkolla e re dhe ndjeva sikur do t’i tradhtoja miqtë e mi të vjetër nëse do të bëja miq të rinj.

Gjatë gjithë javës, ndenja me fytyrë të ngrysur Nuk fola me askënd. Kishte disa vajza që u përpoqën të flisnin me mua, por nuk po kërkoja të bëhesha shoqe me to.

Një ditë, kuptova se nuk doja të isha vetëm. Pashë se duhej të isha më e hapur. Ndërkohë që po shikoja një serial televiziv për Jezu Krishtin, më erdhi frymëzimi që të mendoja rreth mënyrës se si bënte miq Ai. Edhe vetë Jezusi nuk ua bëri dot qejfin të gjithëve, mirëpo shumicës së njerëzve, Ai ua ndryshoi jetën.

Për shkak të shembullit të Krishtit, vendosa të përpiqesha të bëja miq të rinj, me gjithë frikën që kisha. Kisha frikë ngaqë isha e turpshme dhe shqetësohesha se mos njerëzit talleshin me mua. Por më erdhi një mendim: “Ti ke një Atë në Qiell që do të të ndihmojë. Edhe sikur të gjithë të të refuzojnë, Ai do të jetë aty.”

Tani, duke vështruar pas, mund të shoh se i vetmi Mik që nuk më braktisi kurrë gjatë asaj kohe, ishte Shpëtimtari. Për shkak të përvojave të vështira që kalova, u afrova vërtet më shumë me Të. Ai na do aq shumë sa dha jetën e Tij për ne. Dhe na dha shkrimet e shenjta që të mund të dimë se si të jemi si Ai. Ti mund të kesh gjithmonë sigurinë se Jezu Krishti është Miku yt.

Rebeka C., 13 vjeçe, Seará, Brazil

I pëlqen të luajë volejboll, të lexojë dhe të vizatojë.