2025
Ajo Nuk e Dinte që Kisha Nevojë për Këtë
Për Forcën e Rinisë, Shtator 2025


Ajo Nuk e Dinte që Kisha Nevojë për Këtë

Në një kohë kur po kaloja vështirësi, një shoqe në seminar ndoqi një nxitje.

e re

Fotografia nga Melanie Miza

Po përballesha me disa probleme vetjake. Një ditë, nuk ndihesha mirë dhe nuk doja dhe aq të shkoja në seminar. Por mendova: “Është viti im i fundit dhe më duhet ta shfrytëzoj”.

Kështu që shkova dhe folëm se si Jezu Krishti e njeh secilin prej nesh me emër. Lexuam te Doktrina e Besëlidhje 18:10: “Kujtoni që vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë”. Fillova të prekesha emocionalisht kur e theksova vargun me ngjyrë. Kur prekem emocionalisht, qaj shumë, ndaj nuk doja ta lexoja përsëri në klasë.

Më vonë, mësuesi pyeti: “Çfarë jua tërhoqi interesin më shumë dhe pse?” Nuk doja të flisja, por një shoqja ime e përmendi atë shkrim të shenjtë. Ajo dha dëshminë e saj se Perëndia nuk do të na lërë vetëm, se ndonjëherë do të harrojmë, por Ai na njeh dhe do të na gjendet pranë.

Kur e dëgjova këtë, e ndjeva sikur të ishte Ati Qiellor që po më fliste nëpërmjet shoqes sime. Ishte sikur po thoshte: “Mos u largo prej meje, jam këtu”.

Pastaj shkova të fshija lotët nga fytyra dhe shoqja ime erdhi tek unë. Ajo tha: “Nuk planifikoja të flisja, por ndjeva se duhej ta bëja sepse do të ndihmonte dikë tjetër. Nuk e dija që ai person ishe ti.” Kjo ma vërtetoi edhe më shumë se Ati Qiellor është i vetëdijshëm për mua.

Pas seminarit, shkova në shtëpi dhe u luta. Normalisht, jap falënderime dhe kërkoj gjëra. Por ajo lutje, mendoj se ishte lutja më mirënjohëse që kam thënë ndonjëherë. E ndjeva Shpirtin në dhomë dhe ndjeva se Ati Qiellor ishte atje me mua.

Autorja jeton në Sakatepeke, Guatemalë.