2025
Vdekja Nuk Është Fundi
Për Forcën e Rinisë, Shtator 2025


Zëra të Rinisë

Vdekja Nuk Është Fundi

i ri me nënën në një shtrat spitali

Ilustrimi nga Katelyn Budge

Nëna ime u shtrua në spital me një goditje në tru. Kjo gjë na tronditi dhe pyesja veten pse Zoti lejoi që të ndodhte kjo gjë.

Pavarësisht nga shqetësimet tona, ne nuk e humbëm besimin. E dinim se ajo do të shërohej. Ishte mirë deri kur disa muaj më vonë pësoi një tjetër goditje në tru. Ajo nuk mund të ecte ose të fliste dhe kishte vështirësi për të ngrënë. Vazhduam të luteshim për ndihmë nga Perëndia.

Mami luftoi me këtë sëmundje derisa ndërroi jetë. E di që Perëndisë nuk i mungonte aftësia për ta shëruar, por ishte vullneti i Tij që ajo të kthehej tek Ai. E di që nëse e jetoj jetën time sipas urdhërimeve të Zotit, mund të ribashkohem me të dhe familjen time. E di që për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit tonë, ne do të ringjallemi. Vdekja nuk është fundi për ne.

i ri

Aniset P., 17 vjeç, Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos

I pëlqen të dëgjojë muzikë, të kalojë kohë me familjen, të lexojë shkrime të shenjta dhe libra të mirë.