Stacioni i Zbavitjes
Ilustrimet nga David Klug
Ndërtoje Sipas Shigjetave
Shenjtorët e hershëm punuan fort për të ndërtuar Tempullin e Kirtlandit. Krijoje Tempullin e Kirtlandit këtu duke i vizatuar vijat në rrjetë sipas udhëzimeve. (Shigjetat tregojnë se në cilin drejtim duhet të vizatosh, dhe numrat tregojnë se sa hapësira në rrjetë duhet të ecësh.)
Të Dhëna Ndihmëse plot Urtësi
Fjala e Urtësisë, që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 89, thotë se “pijet e forta” dhe “pijet e nxehta” nuk janë për “barkun” (vargjet 7, 9). Profetët kanë sqaruar se “pijet e forta” i referohen alkoolit dhe “pijet e nxehta” u referohen posaçërisht kafesë dhe çajit (të nxehta apo të ftohta), por jo pijeve të tjera që janë të nxehta.
Bazuar tek të dhënat ndihmëse, vendos se cila gotë ka lëng frutash, cila gotë ka qumësht dhe cilat gota duhet të shmangësh: dy me “pije të forta” dhe një me “një pije të nxehtë” (kafe ose çaj).
Të dhënat kyç:
-
Gota më e shkurtër dhe gota më e gjatë nuk kanë lëng frutash.
-
Filxhani i madh është mbushur me një “pije të nxehtë”.
-
Lëngu i frutave dhe qumështi, secili prej tyre, janë pranë një “pijeje të fortë”.
-
Lëngu i frutave është pranë një “pijeje të nxehtë”, por qumështi nuk është.
Lojë Mendore Ndërtimi
Te Doktrina e Besëlidhje 94, Zoti i fton shenjtorët të ndërtojnë “fillimin dhe themelimin e qytetit” sipas “modelit që ju kam dhënë” (vargjet 1–2).
Cili është kubi i saktë për këtë themel?
A.
B.
C.
D.
E.
F.
Vizatime Humoristike
Ej, Jona! Merre! Specialiteti ynë i ditës është peshku!
Oh, … jo, faleminderit! Po mbaj atë dietën pa peshk për ca kohë.
Rajën Stokër
Përgjigjet
Të Dhëna Ndihmëse plot Urtësi: A. qumësht, B. pije e fortë, C. pije e nxehtë, D. Lëng frutash, E. pije e fortë
Lojë Mendore Ndërtimi: F.