“Çfarë e Bën të Ndryshme Kishën Tënde?”
E kisha zakon ta pyesja veten se çfarë do të thosha nëse dikush bënte pyetjen: “Çfarë e bën të ndryshme Kishën tënde?” Pastaj djali ynë më i madh vdiq papritur, duke lënë pas bashkëshorten e tij të mrekullueshme dhe katër fëmijë. Në pikëllimin tonë, mësimet e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit sollën qartësi e ngushëllim. Numri i këtij muaji nxjerr në pah tri nga këto mësime të pashoqe:
Së pari, proklamata e frymëzuar për familjen na mëson se “plani hyjnor i lumturisë mundëson që marrëdhëniet familjare të vazhdojnë përtej varrit”. (Shih te faqja 26.)
Së dyti, nëpërmjet Kishës së Zotit, ne kemi qasje në autoritetin dhe fuqinë e priftërisë së Perëndisë, e njëjta fuqi që krijoi botët dhe i bashkon familjet përjetësisht. (Shih te faqja 2.)
Së treti, populli besëlidhës i Shpëtimtarit në Kishën e Tij po përgatitet për Ardhjen e Tij të Dytë, gjë e cila është shkak për gëzim. (Shih te faqet 18, 22.)
Ndërsa e studion këtë numër, lutem që t’i zbulosh vetë këto të vërteta dhe të gjesh përgjigjet e tua ndaj pyetjes: “Çfarë e bën të ndryshme Kishën tënde?”
Mikja jote,
Tamara W. Runia
Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave