Zëra të Rinisë
Stresi, Shpirti dhe Shkrimet e Shenjta
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Jam shpërngulur shumë herë në jetën time. Disa vjet më parë, u shpërngulëm në Dubai për një kohë të shkurtër. Kur e zbraza valixhen, gjëja e fundit në fund të valixhes ishin shkrimet e mia të shenjta. Mendova se duhej t’i lexoja. I lexova, gjë që është disi e pazakontë, sepse nuk shkëlqej gjithmonë në ndjekjen e nxitjeve. Por fillova që nga fillimi dhe mendoj se lexova pesë ose gjashtë kapituj.
Më vonë, më kërkuan të jepja një bisedë në kishë. Pata mbresën që të flisja për rëndësinë e studimit të shkrimeve të shenjta. E shkrova bisedën time dhe mendova: “Ua, duhet t’i lexoj vërtet më shumë shkrimet e shenjta”. U bë njëfarësoj edhe si një garë midis meje dhe tim eti. Ai ishte tek Alma dhe unë doja që ta arrija atë. Fillova t’i lexoja shkrimet e mia të shenjta çdo ditë, ndonjëherë 10 ose 15 kapituj!
Fillova të vëreja shumë më tepër përvoja shpirtërore. Kur lexon kaq shumë, të krijohet hapësirë për të pasur zbulesë vetjake. Po lija vërtetë kohë kushtuar Zotit.
Fillova të mbaja një ditar shpirtëror. Në një pjesë ditari, shkrova: “Po lexoja tek 3 Nefi rreth mënyrës se si zbriti Jezu Krishti te njerëzit dhe të gjitha gjërat e mrekullueshme që bëri Ai. Sa afër u ndjeva sot me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.”
U habita vërtet nga përvojat e shumta që pata, veçanërisht kur po kërkoja për to. Thashë me vete: “Ua, Perëndia vërtet po më flet shumë”.
Studimi i shkrimeve të shenjta më ndihmoi vërtet, veçanërisht me gjithë stresin mendor nga shpërngulja kaq shumë herë. Shkrimet e shenjta janë fjalët e Krishtit. Ai na flet nëpërmjet tyre. Nëpërmjet fjalëve të Tij, unë jam në gjendje të afrohem më shumë me Të.
Linea E., 16 vjeçe, Havai, Shtetet e Bashkuara
I pëlqen të luajë tenis, të shkojë për ngjitje mali, të bëjë sërf dhe të luajë në piano.