Konflikt në Vendin e Kampit
Çfarë po bën? Do vendosja çadrën aty!
Por këto janë pemët më të mira për shtratin e varur.
Ufa! Ti gjithmonë e bën çdo gjë gabim!
Sa më mërzit Klara! Nuk më dëgjon kurrë!
Mund të mos jesh dakord me të, por kjo nuk do të thotë që s’mund të punoni së bashku.
Stralli dhe çeliku janë materiale shumë të ndryshme dhe, më vete, asnjëri prej tyre nuk mund ta ndezë zjarrin. Por kur i bashkon, ata japin shkëndija. Ne marrim dritë e nxehtësi ngaqë stralli dhe çeliku punojnë si partnerë.
Perëndia na krijoi të ndryshëm që të mund të arrinim gjëra të mahnitshme së bashku.
Ndoshta unë dhe Klara mund të përpiqemi më shumë që të shkojmë mirë.
A do të më ndihmosh ta ngre çadrën këtu? Në këtë mënyrë nuk do ta bllokojë pamjen e bukur që shihet që nga shtrati i varur!
Patjetër!