Zëra të Rinisë
Ngushëllim nga Konferenca
Ilustrimi nga Katelyn Budge
M’u kërkua të flisja në një konferencë kunji. Por mendova se nuk do të kisha kohë të përgatitesha meqë po më afrohej afati për të dorëzuar disa detyra të shkollës.
Ndërsa ende po vendosja nëse do të flisja apo jo, u zhvillua një konferencë e përgjithshme. Plaku Karl B. Kuk dha mësim: “Të ushtruarit e besimit te Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, na ndihmon ta kapërcejmë shkurajimin pavarësisht se çfarë pengesash hasim”.
M’u kujtua se si Zoti më kishte ndihmuar të përmbushja përgjegjësitë e mia në të kaluarën. Kur e lidha përvojën time vetjake me dëshminë e Plakut Kuk, kuptova se do të fuqizohesha për ta dhënë fjalimin tim në konferencën e kunjit pa frikë.
Dëshmoj se kur ndihem në ankth ose e frikësuar, Krishti do të më frymëzojë nëpërmjet fjalëve të profetëve dhe udhëheqësve të tjerë të Kishës, shkrimeve të shenjta dhe njerëzve përreth meje.
Eru M., 17 vjeçe, Prefektura e Gunmas, Japoni
I pëlqen të luajë në instrumente dhe të shikojë fotografi e materiale të vjetra filmike për të sjellë ndër mend kujtime.