2025
Ndërtimi i Navusë
Shtator 2025


“Ndërtimi i Navusë”, Miku, shtator 2025, f. 26–28.

Histori nga Shkrimet e Shenjta

Ndërtimi i Navusë

Shenjtorët e hershëm duke jetuar në tenda përgjatë brigjeve të lumit Misisipi

Zoti u tha shenjtorëve që të mblidheshin në një vend të ri. Ishte pranë një lumi të madh, ku toka ishte e lagësht dhe me llucë. Nuk dukej si një vend i mirë për të ndërtuar një qytet. Mirëpo, Profeti Jozef Smith e dinte se, me ndihmën e Zotit, ata mund ta bënin atë të bukur.

Burrë duke mbajtur dru mbi supe; një kalë dhe një karro me furnizime për ndërtim dhe kabina druri
Jozef Smithi dhe burra të tjerë duke vendosur tulla teksa ndërtojnë një shtëpi

Shenjtorët punuan fort që ta bënin atë një vend të mirë për të jetuar. Jozefi e quajti qytezën Navu, që do të thotë “një vend i bukur”.

Jozef Smithi duke treguar me gisht drejt një vendndodhjeje mbi një kodër për një tempull

Zoti donte që shenjtorët e Tij të ndërtonin një tempull në Navu. Njerëzit shpejt filluan të punonin.

Jozef Smithi duke u dhënë mësim shenjtorëve të tjerë në një shtëpi

Zoti kishte bekime të mëdha për t’ia dhënë popullit të Tij. Në tempull, ata do të bënin besëlidhje, ose premtime të veçanta, me Zotin. Ata do të mësonin gjithashtu rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë për të gjithë fëmijët e Tij.

Tempulli i përfunduar i Navusë

Shenjtorët punuan fort që ta ndërtonin tempullin. U desh një kohë e gjatë, por ata u emocionuan kur mësuan për premtimet e veçanta që Zoti kishte ruajtur për ta në tempullin e Tij.