2025
Pesë Bukë dhe Dy Peshq
Shtator 2025


“Pesë Bukë dhe Dy Peshq”, Miku, shtator 2025, f. 2–3.

Nga Presidenca e Fillores

Pesë Bukë dhe Dy Peshq

Nga një intervistë me Lusi Stivenson Iuellin.

Jezu Krishti duke mbajtur kanistra me bukë dhe peshq, me shumë njerëz mbrapa Tij

Një nga historitë e mia të parapëlqyera është në Dhiatën e Re. Më shumë se pesë mijë njerëz e dëgjuan Shpëtimtarin të jepte mësim gjithë ditën. Ata filluan të kishin uri.

Njëri nga dishepujt tha: “Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç’janë këto për aq njerëz?” (Gjoni 6:9.)

Jezusi u kërkoi atyre t’i sillnin ushqimin, dhe Ai u lut. Më pas ndodhi një mrekulli. Kishte mjaftueshëm sa për t’i ushqyer të gjithë. Madje tepruan 12 kanistra me bukë!

Dua që ti të mbash mend se kush i solli bukët dhe peshqit. Ishte një djalë i vogël! Ai ia dha gjithë çfarë kishte Shpëtimtarit.

Fëmijët janë aq të rëndësishëm për Atin Qiellor. Kur e ndjek Jezu Krishtin duke u shërbyer të tjerëve, Ai do të të bekojë.

Edhe Ti Mund të Japësh!

Vizato një figurë të një mënyre se si mund t’u shërbesh të tjerëve.

Faqe në PDF