2025
Pyetja që Kishte Luja për në Konferencë
Shtator 2025


“Pyetja që Kishte Luja për në Konferencë”, Miku, shtator 2025, f. 4–5.

Pyetja që Kishte Luja për në Konferencë

“A të shkoj në festën e Alisës?” – shkroi Luja.

Një ngjarje e vërtetë nga Belgjika.

Vajzë e vrenjtur duke parë një ftesë për një festë

Luja u ndje e emocionuar ndërsa e grisi zarfin ngjyrë blu për ta hapur. Shoqja e saj e ngushtë, Alisa, do të bënte një festë ditëlindjeje dhe Luja qe ftuar në të.

Mirëpo, ndërsa Luja e lexoi ftesën, u pikëllua në zemër. Mos, prapë edhe një festë tjetër të dielën! – mendoi ajo.

Familja e Lusë nuk shkonte nëpër festa të dielave. Përkundrazi, ata e kalonin kohën së bashku, shkonin në kishë dhe bënin gjëra të tjera për të kujtuar Shpëtimtarin.

Por kësaj feste ishte e vështirë t’i thoshe “jo”. E si të mungonte në ditëlindjen e shoqes së saj të ngushtë?!

“A nuk mund të shkoj të paktën këtë herë?” – Luja pyeti prindërit e saj atë mbrëmje. “E di që të dielat janë të rëndësishme. Por nuk dua që ta humbas mundësinë.”

“Është zgjedhje e vështirë”, – tha babai. “Ati Qiellor na kërkon ta bëjmë të dielën një ditë të shenjtë. Mirëpo, e ke ti në dorë që të vendosësh se si do ta bësh atë.”

Mami i dha Lusë një përqafim. “Konferenca e përgjithshme është këtë fundjavë. Ndoshta kjo mund të jetë pyetja që do të bësh.”

Familja e Lusë kishte një traditë që shkruanin një pyetje që kishin përpara konferencës. Pastaj, gjatë konferencës, ata mbanin vesh për përgjigjet.

Luja psherëtiu. “Në rregull.”

Vajzë e gjunjëzuar pranë shtratit dhe duke u lutur; një bllok shënimesh dhe një laps janë mbi shtratin e saj

Kur erdhi koha për të fjetur, Luja e shkroi pyetjen e saj. Pastaj u lut. “O Atë Qiellor, dua vërtet të shkoj te kjo festë dhe nuk e di se çfarë të bëj. Të lutem, a do të më ndihmosh të gjej përgjigjet ndërsa shoh konferencën e përgjithshme?”

Fëmijë të ulur në divan duke parë te një kompjuter i lëvizshëm përpara tyre mbi tryezë

Pak ditë më vonë, Luja dhe vëllezërit e saj u ngjeshën në divan. Ishte koha për konferencën! Luja vizatonte në bllokun e saj të shënimeve gjatë këngës së hapjes. Pastaj, filloi folësi i parë.

Luja ngriti sytë. Folësi po fliste rreth ditës së Shabatit. Ai tha se Perëndia i bekonte ata që i zbatonin urdhërimet e Tij, edhe nëse bekimi nuk vinte menjëherë.

“Mendoj se Ati Qiellor iu përgjigj që tani pyetjes sime”, – tha Luja. “Sa shpejt!”

Dy vajza duke biseduar

Të nesërmen në shkollë, Luja e gjeti Alisën në pushimin e madh. “Faleminderit që më ftove në festën tënde”, – tha Luja. Ajo mori frymë thellë. “Të dielat janë ditë të veçanta për mua dhe familjen time. Ndaj, nuk mundem të vij.”

“Në rregull”, – tha Alisa. “Më vjen keq që nuk do të vish.”

“Edhe mua”, – tha Luja. “Por të shtunën, a ke dëshirë të vish me mua në parkun me trampolina? Kështu që prapë mund të luajmë së bashku dhe të festojmë ditëlindjen tënde.”

“Do të doja shumë!” – vuri buzën në gaz Alisa.

Edhe Luja buzëqeshi. Mosvajtja në festë ishte një zgjedhje e vështirë për t’u bërë. Mirëpo, ajo e dinte se ishte gjëja e duhur. Ajo ishte mirënjohëse që Ati Qiellor iu përgjigj pyetjes së saj të rëndësishme.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Flavio Remontti