“Ndjekja e Jezusit në Porto‑Riko”, Miku, shtator 2025, f. 10–11.
Ndjekja e Jezusit në Porto‑Riko
Njihu me Darielin
Darieli e ndjek Jezusin duke i lexuar shkrimet e shenjta dhe duke u lutur. Ai thotë: “Më pëlqen ta ndjek Jezusin duke mësuar më shumë rreth Tij”.
Darieli përpiqet gjithashtu ta ndjekë Jezusin duke u shërbyer të tjerëve. Ai e ndihmon mësuesen e tij duke pastruar kompjuterët e lëvizshëm pas mësimit. Ai i shërben familjes së tij duke u kujdesur për kafshët e tyre shtëpiake dhe duke ndihmuar për përgatitjen e darkës. “Ndihem i lumtur kur e ndjek Jezusin”, – thotë ai.
Rreth Darielit
Mosha: 9 vjeç
Nga: Kagua, Porto‑Riko
Gjuhët: spanjisht, anglisht
Synimet: 1) Të bëhet sipërmarrës. 2) Të krijojë lojëra kompjuterike.
Hobet: Të luajë lojëra kompjuterike dhe të ngasë biçikletën
Familja: Darieli, mami, babi, vëllai, motra
Gjërat e Parapëlqyera të Darielit
Historia nga Shkrimet e Shenjta: Kur u ringjall Jezu Krishti
Festa: Krishtlindja
Ushqimi: Arroz con habichuelas (orizi me fasule)
Fruta dhe perimja: Luleshtrydhet dhe patatet e ëmbla
Ngjyrat: E bardha, e zeza, e kuqja
Kënga e Fillores: “Kur Un’ t’Pagëzohem” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 53)