“Fuqia e Perëndisë Është një Dhuratë!”, Miku, shtator 2025, f. 20–21.
Fuqia e Perëndisë Është një Dhuratë!
Përshtatur nga biseda “Jetoni në Lartësinë e Privilegjeve Tuaja”, Liahona, nëntor 2024, f. 7–10.
Kohët e fundit, vizitova Harmoninë në Pensilvani të SHBA‑së. Atje, nën pemët e panjës, priftëria iu rivendos Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit. Unë gjithashtu shkova në shtëpinë ku jetuan Jozef dhe Ema Smithi. Brenda saj qëndrova te dritarja dhe pyesja veten se çfarë mendonte Ema kur vështronte nga ajo dritare.
Zoti i dha Emës një mesazh të rëndësishëm nëpërmjet profetit të Tij, Jozefit. Këtë mesazh mund ta lexojmë te Doktrina e Besëlidhje 25.
Së pari, Zoti i mësoi Emës se ajo kishte një vend në planin e Tij. Ai i kujtoi asaj se ajo ishte një bijë në mbretërinë e Tij.
Së dyti, Zoti i dha asaj një qëllim. Ema luajti një rol të rëndësishëm në Rivendosje. Asaj iu kërkua t’i jepte mësim shkrimet e shenjta dhe të krijonte librin e parë të himneve!
Së fundi, Zoti i mësoi Emës për besëlidhjet e saj. Mbajtja e besëlidhjeve do ta ndihmonte atë të ndiente Shpirtin, të bëhej më e mirë dhe të merrte drejtim për jetën e saj.
Shpresa ime është që ju do të mësoni se si ordinancat e priftërisë dhe premtimet e besëlidhjeve do ta lejojnë fuqinë e Perëndisë të vijë në jetën tuaj. Ne të gjithë mund të kemi të drejtën e përdorimit të dhuratës së fuqisë së Perëndisë. Sa herë që e marrim sakramentin. Sa herë që hyjmë në tempull.
Loja “Hidhe dhe Këndo”
Ema Smithit iu kërkua që të krijonte librin e parë të himneve. Ne ende këndojmë himne sot! Me radhë hidhni një monedhë ose një send tjetër të vogël mbi tabelë. Kur të bjerë te një figurë, mendoni për një këngë rreth asaj teme. Pastaj, këndojeni së bashku!
Ilustrimet nga Shawna J. C. Tenney