“Veprimtaritë e Konferencës”, Miku, shtator 2025, f. 6–7.
Veprimtaritë e Konferencës
Për shkak të teknologjisë satelitore, njerëzit mund ta dëgjojnë konferencën anembanë botës. Bëji këto veprimtari ndërkohë që dëgjon!
Ngjyros sipas Simbolit
Kur folësi/ja i/e radhës të fillojë fjalimin e vet, zgjidh një simbol nga lista e mëposhtme. Pastaj përdore atë ngjyrë për të ngjyrosur format ndërkohë që dëgjon.
Labirinti i Dëgjimit
Ec në këtë labirint duke përdorur gishtin që të të ndihmojë ta dëgjosh në heshtje konferencën e përgjithshme. Pastaj përdor një letër veçmas që të përpiqesh të vizatosh një labirint tëndin.
Pyetjet për në Konferencë
Lexoje historinë e Lusë në faqen 4. Çfarë pyetjesh ke mbi ungjillin? Shkruaji te kutitë më poshtë që të kujtohesh ndërkohë që dëgjon konferencën. Sigurohu që gjithashtu të lutesh për përgjigje.
Më Shumë Ide
-
Shtypi në letër ose priti figurat nga revista Liahona të Presidencës së Parë, të Apostujve dhe udhëheqësve të tjerë. Kur folësi/ja i/e radhës të dalë përpara për të dhënë bisedën, gjeje figurën e tij ose saj.
-
Si familje, zgjidhni një fjalë për t’ia vënë veshin (si dashuria ose tempulli). Shkruaje fjalën në një copë letër. Sa herë që ta dëgjosh fjalën gjatë konferencës, vizato një yll ose vendos një figurë ngjitëse në letër.
-
Fillo një traditë familjare për konferencën! Bëj një ushqim të veçantë ose bëj diçka tjetër që ta bësh fundjavën të veçantë fare.
Ilustrimet nga Samantha Windley