2025
Dëshmia Ime për Muzikën
Shtator 2025


“Dëshmia Ime për Muzikën”, Miku, shtator 2025, f. 19.

Shkruar nga Ti

Dëshmia Ime për Muzikën

Vajzë e ulur në bankën e një klase me një murgeshë katolike që qëndron përpara klasës

Në vendin tim, shumica e njerëzve janë katolikë. Unë shkoj në një shkollë katolike.

Kur isha në klasë të dytë, mësuesja ime vinte muzikë ndërsa ne punonim me veprimtaritë tona të ditës. Një pasdite, ajo pyeti nëse ndonjëri donte të zgjidhte një këngë për ta dëgjuar. Unë atë vit do të mbushja tetë vjeçe dhe po përgatitesha për pagëzimin tim. Në mendje më erdhi teksti “M’pëlqen t’kërkoj ylberin”. I kërkova mësueses sime të vinte këngën “Kur Un’ t’Pagëzohem” nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Mësuesja ime pranoi dhe filloi ta kërkonte.

Shpejt kënga filloi dhe çdokush në klasën time e dëgjoi. Në fillim, disa nga shokët e shoqet e mia të klasës më panë çuditshëm, por më vonë munda ta ndieja Frymën e Shenjtë në zemër. Më mbushi me paqe.

Atë ditë, kur u largova nga shkolla, u ndjeva shumë e lumtur që e kisha shpërndarë ungjillin te shokët e shoqet e mia të klasës nëpërmjet këngës sime të parapëlqyer të Fillores. Mendoj se ishte një mënyrë e mirë për të më përgatitur që të ftoja miqtë e mi në pagëzimin tim.

Faqe në PDF

Ilustrimi nga Simini Blocker