“Një Bashkëbisedim me Gebin rreth Shërbimit në Kishë”, Miku, shtator 2025, f. 40–41.
Një Bashkëbisedim me Gebin rreth Shërbimit në Kishë
Gebi është një vajzë 11‑vjeçare nga Harareja në Zimbabve. Ne i bëmë asaj disa pyetje rreth drejtimit të muzikës në kishë.
Na trego rreth vetes.
Më pëlqen shumë të gatuaj ëmbëlsira dhe ushqime të shijshme dhe të luaj në marimba [tip ksilofoni]. Unë këndoj dhe vallëzoj, dhe po mësoj të luaj flautin, ksilofonin dhe pianon.
Na trego për detyrën tënde të re.
Peshkopi më kërkoi të ndihmoja për drejtimin e muzikës në mbledhjen e sakramentit. Nuk e prisja këtë dhe mendova se do të zgjidhnin dikë më të madh në moshë. Por gjithashtu ndjeva se më donin dhe u ndjeva e lumtur sepse më pëlqen shumë muzika.
Nganjëherë ende kam frikë se mos e këndoj gabim diçka dhe e dëgjojnë njerëzit. Mirëpo, Fryma e Shenjtë më ndihmon të jem rehat përpara gjithkujt. Tani që po mësohem me atë, në fakt është shumë argëtuese.
Si ishte ta drejtoje muzikën për programin e fëmijëve në mbledhjen e sakramentit?
Në fillim ishte e frikshme. Kur ushtroheshim, nganjëherë harroja disa prej fjalëve. Kështu që bëra prova duke kënduar në shtëpi me mamin dhe kjo më ndihmoi shumë. Kur ushtroheshim në Fillore, unë këndoja më fort për t’i ndihmuar ata që nuk mund të lexojnë ose që nuk i dinin fjalët.
U ndjeva e emocionuar kur erdhi dita e programit. Çdo gjë shkoi për bukuri. U ndjeva në paqe dhe e qetë, dhe fjalët thjesht më vinin në mendje.
Çfarë mësove nga kjo përvojë?
Mësova se nganjëherë gjërat nuk shkojnë përsosurisht, por nuk është problem dhe mund të mësosh prej tyre. Drejtimi i muzikës në Fillore më përgatiti gjithashtu për detyrën time të re.
Çfarë këshille do t’iu jepje të tjerëve rreth shërbimit në kishë?
Nganjëherë mund të jetë e vështirë të shërbesh përpara shumë njerëzve, mirëpo fëmijët kanë një gjë: ne mund të prijmë pavarësisht nga mosha jonë apo sa të shkurtër ose të gjatë jemi. Do t’u thosha atyre që edhe pse ndonjëherë frika jonë mund të na vërë për poshtë, Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të ndiejmë paqe. Ai do të na ndihmojë gjithnjë që të ngrihemi përsëri.