“Kartat e Tempujve”, Miku, shtator 2025, f. 12.
Kartat e Tempujve
Tempulli i Meksiko-Sitit, Meksikë
-
Ky ishte tempulli i parë në Meksikë.
-
Statuja e engjëllit Moroni në këtë tempull po mban fletët e arta.
-
Ky është tempulli më i madh jashtë SHBA‑së.
Tempulli i San‑Huanit, Porto‑Riko
-
Ky ishte tempulli i parë në Porto‑Riko.
-
Veprat artistike në xham aty tregojnë bukurinë e ishullit.
-
Presidenti Nelson e vizitoi ishullin përpara se të bënte njoftimin për të dhe u tha anëtarëve që ta mbanin besimin të fortë.
Tempulli i Suvës, Fixhi
-
Ky tempull është veçse 0,8 kilometra larg nga oqeani.
-
Motivet artistike në tempull u frymëzuan nga lulet, plazhet dhe xhunglat e Fixhit.
-
Në ripërkushtimin në vitin 2016, të rinjtë e të rejat dhanë shfaqje për të kremtuar pionierët e hershëm me prejardhje nga Paqësori.
Ilustrimet nga Rachel Erickson