2025
Salcë e Kollajshme me Fasule e Djathë
Shtator 2025


“Salcë e Kollajshme me Fasule e Djathë”, Miku, shtator 2025, f. 32.

Le të Fillojmë të Gatuajmë

Salcë e Kollajshme me Fasule e Djathë

  • 1 kanoçe (450 g) pure e trashë fasulesh

  • 2 avokado

  • 1/4 gotë (65 g) salcë

  • 1 gotë (225 g) pana e acidifikuar

  • 2 gota (240 g) djathë i grirë

  • garnitura për sipër sipas dëshirës: domate të prera në feta, qepë të njoma ose ullinj të zinj

  • patatina‑tortija

Nëse nuk i ke disa nga këta përbërës, mund të përdorësh përbërësit e vendit ku jeton. Nëse nuk ke pure të trashë fasulesh, mund t’i bësh pure fasulet e ziera, të zeza me pak kripë me hudhër.

  1. Hape purenë e trashë të fasuleve në shtresë me të njëjtën trashësi në një tepsi katrore me anët rreth 20 centimetra ose në diçka të ngjashme.

  2. Në një tas mesatar, bëji pure avokadot me gjysmën e salcës. Tani, përhape sipër fasuleve.

  3. Përzieje panën e acidifikuar bashkë me pjesën e mbetur të salcës. Përhape sipër avokados.

  4. Spërkate me djathë përsipër dhe shto garnitura të sipërme sipas dëshirës.

  5. Shërbeje me patatina‑tortija dhe shijoje!

Faqe në PDF e një tasi me patatina‑tortija, një tepsie me salcë me fasule dhe domate