“Përshëndetje nga Porto‑Rikoja!”, Miku, shtator 2025, f. 8–9.
Përshëndetje nga Porto‑Rikoja!
Porto-Rikoja është një grup ishujsh në Karaibe. Atje jetojnë më shumë se 3 milionë njerëz.
Tempull i Bukur dhe Qytet i Bukur
San‑Huani është kryeqyteti i Porto‑Rikos. Ata kanë një tempull aty. Qyteti është më shumë se 500‑vjeçar dhe ka shumë plazhe të bukura.
Rruga me Çadra
Kaje‑de‑la‑Fortaleca është një rrugë në të cilën shpesh vihen zbukurime që varen midis ndërtesave. Rruga ka pas qenë e zbukuruar me çadra, balona dhe flamuj shumëngjyrësh.
Uji Vezullues
Ka tre gjire me ujë që vezullojnë në mënyrë natyrale në Porto-Riko. Krijesat e vogla në ujë e bëjnë ujin të vezullojë kur ai lëviz! Mund të shihet më mirë gjatë natës.
Zogjtë Shumëngjyrësh
Kolibri ngjyrë smeraldi portorikan dhe papagalli portorikan mund të gjenden vetëm në Porto‑Riko.
Muzika dhe Vallëzimi
Bomba është një lloj muzike dhe vallëzimi portorikan. Ajo përfshin daulle, këngë dhe vallëzime për të treguar histori rreth njerëzve të Porto‑Rikos.
Fotografi e “Young Folk Dancers in Puerto Rico” [“Valltarëve të Vegjël Folklorikë në Porto‑Riko”], nga Bob Krist në saje të Getty Images