“Luajtën së Bashku”, Miku, shtator 2025, f. 44–45.
Lexim i Thjeshtë
Luajtën së Bashku
Një ngjarje e vërtetë nga SHBA‑ja.
Diegoja ishte i vetmuar. Familja e tij ishte shpërngulur në një vend të ri. Atë e kishte marrë malli për shokët në shtëpinë e vjetër.
Tani Diegoja luante me motrën e tij të vogël, Kerën. Por donte edhe një shok të ri.
Shpejt një familje u shpërngul ngjitur me shtëpinë e tyre. Ata kishin një djalë të vogël, njësoj si ai! Ai e kishte emrin Semi.
Diegoja dhe Semi luanin së bashku çdo ditë.
Një ditë ndërsa po luanin, Diegoja pa se Kera ishte e trishtuar. Mbase edhe ajo ishte e vetmuar.
“A dëshiron të luash me ne?” – e pyeti Diegoja.
Kera buzëqeshi fort. “Luajmë!”
Diegoja, Semi dhe Kera luajtën së bashku me trena. Ata i shtynin vagonët dhe lokomotivat e trenave lodër para dhe mbrapa. “Çaf-çuf!” Diegoja buzëqeshi. Ai po kënaqej, po ashtu edhe Kera!
Ilustrimet nga Natalie Briscoe