2025
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Shtator 2025


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, shtator 2025, f. 22–23.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

1–7 shtator: Doktrina e Besëlidhje 94–97

Ndërto një Tempull

Dy fëmijë duke ndërtuar një punim artistik të një tempulli me kuba sheqeri

Tempulli është një vend ku Perëndia mund të na bekojë (shih te Doktrina e Besëlidhje 95:8). Ndërto tempullin tënd duke përdorur kuba sheqeri, blloqe ose sende të tjera natyrale. Pastaj, na dërgo një fotografi të krijimit tënd artistik. Ktheje revistën te kapaku i pasmë për të parë se si ta bësh atë.

8–14 shtator: Doktrina e Besëlidhje 98–101

Rri i/e Qetë

Dy fëmijë përjashta, njëri po rri qetë, pa lëvizur, tjetri po vrapon me krahët hapur

Shkrimet e shenjta na mësojnë: “Rrini të qetë dhe dijeni se unë jam Perëndi” (Doktrina e Besëlidhje 101:16). Kjo do të thotë se kur gjejmë kohë të jemi nderues, ne mund të ndihemi pranë Atit Qiellor. Bëjeni këtë lojë duke qëndruar qetë, pa lëvizur. Një person vrapon dhe përpiqet të cekë të gjithë të tjerët. Kur dikush ceket, ai person rri qetë, pa lëvizur fare. Përpara se të mund të vrapojë sërish, ai/ajo thotë një gjë që e di rreth Atit Qiellor.

15–21 shtator: Doktrina e Besëlidhje 102–105

Punim Artistik i një Qiriri

Një fëmijë duke mbajtur në dorë një punim artistik të një qiriri prej letre

Ne mund të jemi një dritë për të tjerët duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit dhe duke u shërbyer të tjerëve (shih te Doktrina e Besëlidhje 103:9). Kthehu te faqja 13 që të bësh punimin tënd artistik të një qiriri!

22–28 shtator: Doktrina e Besëlidhje 106–108

Veprimtaritë e Konferencës

Një fëmijë duke bërë një veprimtari për ngjyrosje

Është e rëndësishme t’ua vësh veshin profetit dhe apostujve të Perëndisë (shih te Doktrina e Besëlidhje 107:22–23). Lexo një histori në faqen 4 rreth marrjes së përgjigjeve nga konferenca e përgjithshme. Shkruaji disa pyetje që ke te faqja 6. Do të gjesh edhe veprimtari që mund t’i bësh ndërkohë që dëgjon konferencën.

Faqe në PDF

Fotografitë nga Christina Smith