2025
Apostujt Shërbejnë në një Mision në Britaninë e Madhe
korrik 2025


Histori nga Shkrimet e Shenjta

Apostujt Shërbejnë në një Mision në Britaninë e Madhe

Jozef Smithi duke përfytyruar Apostujt tek predikojnë në Britaninë e Madhe

Zoti i tha Jozef Smithit që të dërgonte disa nga Apostujt në një mision në Britaninë e Madhe. Apostujt e patën të vështirë t’i linin familjet e tyre, por Zoti premtoi se do t’i bekonte.

Familja Kimball e sëmurë në shtrat

Hibër C. Kimballi dhe bashkëshortja e tij, Vajleta, ishin prindër me fëmijë të vegjël. Shumë prej tyre ishin tepër të sëmurë.

Brigam Jangu duke u përshëndetur me familjen e tij

Brigam Jangu ishte gjithashtu i sëmurë dhe familja e tij ishte e varfër. Mirëpo, bashkëshortja e Brigamit, Meri Eni, i tha: “Shko, kryeje misionin tënd dhe Zoti do të të bekojë”.

Hibëri dhe Brigami duke udhëtuar në pjesën e pasme të një karroje

Hibëri dhe Brigami u bënë më mirë, por ishin tepër të pafuqishëm. Ata donin ta predikonin ungjillin, ndaj u përshëndetën me familjet e tyre dhe hipën mbrapa një karroje për të nisur udhëtimin e tyre.

Hibëri dhe Brigami duke ua predikuar ungjillin njerëzve në Britaninë e Madhe

Pas një udhëtimi të gjatë në oqean, Hibëri dhe Brigami mbërritën në Britaninë e Madhe. Me Apostuj të tjerë, ata ua mësuan ungjillin shumë njerëzve. Mijëra njerëz u pagëzuan në Kishën e Jezu Krishtit. Shumë prej tyre udhëtuan me anije në oqean për t’u bashkuar me shenjtorët në Shtetet e Bashkuara.

Familjet e Hibërit dhe Brigamit duke i përshëndetur ata në dokun e anijes

Zoti e mbajti premtimin e Tij për t’u kujdesur për familjet e Hibërit dhe të Brigamit ndërkohë që ata po i shërbenin Atij si misionarë.

Faqe në PDF