Të Mësuarit dhe Zhvillimi
Ne erdhëm në tokë që të mund të mësonim, të zhvilloheshim e të bëheshim si Ati Qiellor një ditë (shihni te Moisiu 1:39). Nganjëherë bëjmë zgjedhje për të cilat nuk ndihemi krenarë. Kur mëkatojmë ose bëjmë një gabim, kemi mundësi të kthehemi te Jezu Krishti.
Gjithnjë mund të zhvillohesh e të përpiqesh sërish kur bën një gabim ose zgjedhje të keqe. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan përsosurisht dhe mund të të ndihmojnë gjithnjë!
Çdokush Mund të Pendohet
Zgjedhja për të bërë diçka që e di se është në kundërshtim me urdhërimet e Perëndisë, është mëkat. Ati Qiellor e dinte që të gjithë ne do të mëkatonim dhe do të bënim zgjedhje të këqija. Prandaj Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin. Për shkak të Tij, ne mund të pendohemi, ta ndiejmë dashurinë e Tij dhe të bëjmë zgjedhje më të mira (shih tek Enosi 1:5–6). Kujto që Zoti ka premtuar: “Ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet dhe unë, Zoti, nuk i kujtoj më ato” (Doktrina e Besëlidhje 58:42).
Mësimi nga Gabimet
Gabimet janë diçka që bëhen pa dashje. Nganjëherë gabimet mund të të bëjnë të ndihesh i trishtuar ose në siklet. Mirëpo, s’kemi pse të përqendrohemi te gabimet tona! Mund të mësojmë prej tyre dhe t’i lëmë pas. Jezu Krishti mund të na ndihmojë edhe për këto.
Ilustrimi nga Tatsiana Burgaud