Shkruar nga Ti
A Është i Vërtetë Jezusi?
Një ditë iu bashkova vëllait e motrës në tryezë për të bërë studimin familjar të shkrimeve të shenjta. Mami filloi me mësimin nga programi Eja, Më Ndiq, por unë në fakt nuk po i kushtoja aq vëmendje. Po mendoja diçka tjetër: A është realisht i vërtetë Jezusi?
Në Kishë dhe në Fillore mësuam që Ai është i vërtetë, por unë vetë nuk e dija. E vrisja mendjen vazhdimisht, por nuk e gjeja dot përgjigjen.
Pas studimit të shkrimeve të shenjta, e pyeta mamin: “A është i vërtetë Jezusi?”
“Pyetje e mirë”, – tha ajo. “Po sikur të lutesh për këtë?”
“Në rregull”, – thashë unë.
Atë natë bëra një lutje dhe e pyeta: “O Atë Qiellor, a është i vërtetë Biri Yt?” Pastaj pata një ndjesi të ngrohtë brenda meje. E kuptova që Perëndia i ishte përgjigjur lutjes sime. Pas kësaj, i bëra një lutje falënderimi Atit Qiellor që m’u përgjigj. Unë e di se Ai i dëgjon lutjet e mia dhe se Ai do t’i dëgjojë edhe lutjet e tua.
Ilustrimi nga Emily Davis