Le të Vihemi në Lëvizje
Loja “Hidhe Shpejt”
-
Zgjidhni një send të butë për ta hedhur, si një palë çorape të mbledhura, një top të butë, një bluzë – çfarëdo qoftë!
-
Uluni në rreth dhe vendoseni kohëmatësin për 30 sekonda. Hidheni sendin nga njëri person tek tjetri sa më shpejt që të mundeni. Kur të bjerë zilja e kohëmatësit, lojtari që ka sendin del nga loja.
-
Vëreni kohëmatësin dhe luani aq herë derisa të ketë mbetur vetëm një lojtar. Lojtari që mbetet i fundit, fiton. Mund ta luani këtë lojë edhe me muzikë duke e filluar dhe ndaluar atë sipas dëshirës. Lojtari që e ka sendin kur muzika ndalon, del nga loja dhe lojtari i fundit që mbetet, fiton.
Ilustrimi nga Yev Haidamaka