2025
Ndjekja e Jezusit në Tajvan
korrik 2025


Ndjekja e Jezusit në Tajvan

Njihu me Elin

Vajzë e buzëqeshur

Eli e ndjek Jezu Krishtin duke e ndihmuar familjen e saj të bëjë veprimtaritë e mbrëmjes së shtëpisë. Ajo i mësoi vëllait dhe motrës së vogël nenin e katërt të besimit për njërën veprimtari. Ajo e mësoi përmendsh nenin e besimit duke e përsëritur gjatë ditës. “Bërja e kësaj mund të më ndihmojë të vij një hap më afër Krishtit”, – thotë Eli.

Eli është paqebërësja në familjen e saj. Ajo e ndihmon motrën e vogël të veshë këpucët dhe e ushqen atë kur mami është e zënë me punë. Kur vëllai dhe motra e saj më e vogël grinden për një ëmbëlsirë ose karrige, ajo i jep të vetën. Eli thotë: “Kur e ndjek Jezusin, ndiej ngrohtësi në zemër”.

Rreth Elit

Vajzë duke ngarë një skuter ndërsa nëna dhe motra më e vogël ecin prapa saj

Mosha: 7 vjeçe

Nga: Taojuan, Tajvan

Gjuhët: tajvanisht, mandarinisht, anglisht

Synimet: Të luajë në piano shumë mirë, të mësojë Nenet e Besimit, të mësojë lojën badminton

Hobet: Të luajë në piano, të bëjë vepra dhe punime artistike, të ngjitë shkëmbinj, të këndojë

Familja: Eli, mami, babi, vëllai më i vogël, motra më e vogël

Familje duke buzëqeshur

Gjërat e Parapëlqyera të Elit

Babi dhe vajza duke parë shkrimin në dërrasën e zezë

Historia nga Shkrimet e Shenjta: Nefi kur hiqet si Labani për të marrë fletët prej tunxhi (shih te 1 Nefi 4)

Frutat dhe perimet: Pjeshkë të pjekura me mjaltë, rrush dhe kërpudha enoki

Ushqimi: Makaronat aziatike që përgatiten shpejt

Ngjyra: Ylberi

Kënga e Fillores: “Familjet Mund të Jen’ Bashk’ Përgjithmon’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 98)

Familje duke vështruar bashkë një libër
Faqe në PDF