Fjalët e Mia të Ungjillit
Kërkoji këto fjalë dhe fraza në këtë numër botimi të revistës Miku!
Kujdestaria
Kujdestaria është përgjegjësia për t’u kujdesur për diçka të rëndësishme. Ati Qiellor na e mirëbeson kujdestarinë e tokës. Kjo do të thotë që Ai kërkon nga ne që të kujdesemi për botën e Tij të bukur dhe ta mbrojmë atë.
Pendimi
Pendimi është mënyra se si i drejtohemi Jezu Krishtit kur bëjmë një zgjedhje të gabuar. Për t’u penduar, duhet të ndiejmë keqardhje për atë që kemi bërë, t’i kërkojmë ndihmë dhe falje Atit Qiellor dhe të përpiqemi ta ndreqim atë. Për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit, ne mund të largohemi nga zgjedhjet e këqija dhe në vend të tyre të bëjmë zgjedhje të mira.
Mbretëria Çelestiale
Mbretëria çelestiale është vendi ku jetojnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Duke zgjedhur që ta ndjekim Jezu Krishtin, ne mund të jetojmë atje një ditë me familjet tona përgjithmonë.
Ringjallja
Ringjallja është momenti kur shpirti dhe trupi yt bashkohen pasi vdes. Pasi të ringjallesh, trupi yt është i përsosur dhe ti as nuk do të sëmuresh dhe as nuk do të vdesësh më kurrë. Për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, çdo njeri do të ringjallet.
Ilustrimet nga Madison Baker