Përshëndetje nga Tajvani!
Tajvani është një ishull afër Hong‑Kongut. Atje jetojnë mbi 23 milionë njerëz. Gjuhët që fliten më shumë janë: mandarinisht, hokienisht dhe hakaisht.
Koha e Dremitjes!
Në Tajvan është e zakonshme nëpër shkolla dhe nëpër zyra pune që të dremitësh pas dreke.
Një Lule e Veçantë
Lulja e kumbullës u bë simboli zyrtar i Tajvanit në vitin 1964. Ata e zgjodhën atë ngaqë ajo lulëzon edhe gjatë dimrit.
Ngjitje e Shpejtë
Taipei 101 është ndërtesa më e lartë në Tajvan. Ajo ka një ashensor tejet të shpejtë që kërkon vetëm 37 sekonda për të shkuar nga kati i 5‑të deri në katin e 89‑të.
Male të Shumta
Më shumë se gjysma e Tajvanit është e mbuluar nga male. Ka edhe disa vullkane, por nuk kanë shpërthyer për qindra vjet.
Ylberi i Bukur
Ylberi me kohëzgjatjen më të madhe në botë ndodhi në Tajvan. Njerëzit mundën ta shihnin atë për gati nëntë orë!
Kremtimi me Balona Ajri me Flakë
Festivali i Balonave të Ajrit me Flakë në Tajvan, është një simbol shprese, gëzimi dhe bashkimi. Gjatë këtij festivali të madh, njerëzit bëjnë balona dhe i ngrenë lart në qiell.
Ilustrimet nga Book of Lai