2025
Shembulli i Stërgjyshes Sime
korrik 2025


Nga Presidenca e Parë

Shembulli i Stërgjyshes Sime

Përshtatur nga biseda “E Thjeshtë Është Doktrina e Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2024, f. 96–99.

Grua duke endur pëlhurë, e rrethuar nga të rritur dhe fëmijë që e dëgjojnë atë

Stërgjyshja ime, Meri Bomeli, qe e përkushtuar ndaj shpërndarjes së ungjillit të Jezu Krishtit. Familja e saj i mori mësimet nga misionarët në Zvicër, kur ajo ishte 24 vjeçe.

Pas pagëzimit të saj, Meri u shpërngul në Gjermani. Ajo zbuloi se nuk mund t’i mbante për vete gjërat që kishte mësuar. Njerëzit mblidheshin rreth saj për ta dëgjuar tek jepte mësim ndërsa endte pëlhurë.

Meri foli për Librin e Mormonit dhe vizitën që i bënë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti Jozef Smithit. Ajo dha mësim rreth Ringjalljes. Dëshmoi se familjet mund të jenë së bashku përgjithmonë.

Mësimdhënia ndaj fëmijëve të Atit Qiellor rreth Jezu Krishtit është një punë e shenjtë. Teksa ua mësojmë këto parime atyre që i duam, Fryma e Shenjta do të na ndihmojë të dimë të vërtetën.

Vizato një Histori Familjare

Presidenti Ajring u frymëzua nga stërgjyshja e tij. Cili është ai njeri në familjen tënde që të frymëzon të zgjedhësh të drejtën? Përdori kutiçkat më poshtë për të vizatuar një histori familjare.

Faqe në PDF

Ilustrimi nga Shawna J. C. Tenney