Bota Jonë e Bukur
Përshtatur nga biseda “Kujdestaria Jonë Tokësore”, Liahona, nëntor 2022, f. 57–59.
Unë dhe bashkëshortja ime i çuam disa nga nipërit e mbesat tona në një kopsht të mrekullueshëm në Francë. Admiruam lulishtet e bukura me lule, zambakët e ujit dhe hauzet.
Kopshti i përkiste një burri që quhej Klod Mone. Ai qe një piktor i madh. Ai punoi me kujdes në kopshtin e tij për 40 vjet. Krijoi qindra piktura që u frymëzuan nga kopshti i tij.
Bukuritë e natyrës mund të na ndihmojnë të kemi mirënjohje për Atin tonë Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin. Ata krijuan këtë tokë të bukur me male, rrëke, bimë dhe kafshë.
Këto krijime të mrekullueshme tregojnë se sa shumë na do Perëndia. Megjithatë, ato vijnë edhe me detyra dhe përgjegjësi. Kjo quhet kujdestari. Ne duhet të kujdesemi për gjërat që Perëndia ka krijuar për ne.
Ati ynë Qiellor na fton edhe ne që t’i bashkohemi punës së Tij krijuese. Ne mund të krijojmë vepra arti, muzikë dhe gjëra të tjera për të na e ndriçuar jetën dhe për të bekuar të tjerët.
Perëndia premton bekime të mëdha kur ne e duam dhe kujdesemi për tokën dhe njëri‑tjetrin. Kur e bëni këtë, do ta ndieni dashurinë e Tij në jetën tuaj.
Vepër Arti me Copa Letrash të Grisura
Peshkopi Kosé dha mësim se edhe ne mund të bëhemi krijues! Ja tek është një punim artistik që mund të bësh për të të kujtuar krijimet e bukura të Atit Qiellor.
-
Gjej një figurë të diçkaje në natyrë që të frymëzon.
-
Në një copë letre, përdor një laps për të vizatuar pjesë të ndryshme të figurës.
-
Grise letrën e ngjyrosur për ta përdorur në figurën tënde.
-
Ngjiti copat e ngjyrosura të letrave brenda skicimeve të tua.
Ilustrimi nga Maddie Baker