Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
30 Qershor – 6 Korrik: Doktrina e Besëlidhje 71–75
Zemra për Shërbimin
Perëndia i thërret peshkopët dhe presidentët e degëve që të ndihmojnë t’u shërbejnë njerëzve në lagjet ose degët e tyre (shih te Doktrina e Besëlidhje 72:2). Pritni letra në formë zemre dhe shkruani te secila prej tyre gjëra që ju pëlqejnë shumë te peshkopi ose presidenti juaj i degës. Ngjitini zemrat te dera e zyrës ose e shtëpisë së tij.
7–13 korrik: Doktrina e Besëlidhje 76
Diell Çelestial
Një ditë, ne mund të jetojmë në mbretërinë çelestiale me Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe familjet tona (shih te Doktrina e Besëlidhje 76:62, 70, 92). Shkrimet e shenjta e krahasojnë mbretërinë çelestiale me diellin. Përdorni një pjatë letre ose fletë letre për të bërë diellin. Pritni trekëndësha letre për të bërë rrezet e diellit dhe ngjitini te rrethi. Flitni për atë që mund të bëni tani për t’u përgatitur që të jetoni me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin një ditë.
14–20 korrik: Doktrina e Besëlidhje 77–80
Imitime Kafshësh
Nën drejtimin e Perëndisë, Jezu Krishti krijoi çdo krijesë në tokë (shih te Doktrina e Besëlidhje 77:2). Luani një lojë me hamendësime kafshësh. Një person bën si një kafshë e caktuar. Të tjerët përpiqen të hamendësojnë se çfarë kafshe është. Nëse e gjen saktë, thuaj diçka që të pëlqen rreth asaj kafshe.
21–27 korrik: Doktrina e Besëlidhje 81–83
Këndo dhe Lutu
Ati Qiellor i dëgjon gjithmonë lutjet tona (shih te Doktrina e Besëlidhje 81:3). Me familjen, këndoni “Lutja e një Fëmije” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 6–7). Fillojeni këngën me një person. Pastaj gradualisht u kërkoni të gjithëve t’ju bashkohen. Pasi të këndoni, flitni rreth gjërave për të cilat mund të luteni si familje.
Fotografitë nga Christina Smith