“Sy për të Parë të Mirën”, Liahona, mars 2026.
Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Sy për të Parë të Mirën
Kur shikimi i bashkëshortes sime filloi të përkeqësohej, ne u kthyem drejt Shlyerjes së Jezu Krishtit për lehtësim.
Ilustrimi nga Briana Kranz
Në janar 2025, bashkëshortja ime, Kajla, filloi të haste vështirësi me shikimin e vet. Filloi të kishte dhembje të vazhdueshme koke dhe dhembje në syrin e saj të majtë. Nuk mund të shihte mirë dhe ne filluam të shqetësoheshim.
Kur shkuam tek optometri, ai zbuloi se syri i saj i majtë kishte tension të lartë. Ai na referoi tek oftalmologu për t’u kontrolluar për glaukomë. Vështrimi i Kajlës ishte në rrezik të madh. Morëm në telefon disa doktorë, por klinikat ishin ende të mbyllura prej festave. Gjithçka që mund të bënim, ishte të prisnim.
Shqetësimi na u zhyt thellë në mendje. Iu drejtuam Atit Qiellor në lutje për ndihmë, duke u përgjëruar që gjithçka të shkonte sipas planit të Tij. Ishim të etur për përkrahje dhe e ndiem dashurinë e Tij. E dinim se gjithçka do të shkonte mirë.
Përfundimisht, lamë një takim veç katër ditë më vonë me një specialist, i cili zakonisht kishte një listë pritjeje disa muaj të gjatë. Oftalmologu zbuloi se tensioni në syrin e Kajlës ishte ulur. Ai i dha një recetë për mjekim me pika në sy dhe ne shkuam në shtëpi.
Asgjë që do të na e ndryshonte jetën, nuk u kishte ndodhur syve të bashkëshortes sime, por ne mësuam të shohim të mirën duke u drejtuar te Shlyerja e Jezu Krishtit. Shpëtimtari na ndihmon të jemi pozitivë dhe plot gëzim pavarësisht nga sprovat. Ne e dimë se Ai mund të na shërojë në vetë kohën e Tij dhe sipas vetë mënyrës së Tij.
Jezu Krishti jo thjesht pagoi për mëkatet tona, Ai gjithashtu vuajti të gjitha “dhimbje[t] dhe hidhërime[t tona] … të çdo lloji; … që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre” (Alma 7:11–12).
U ndiem të ngushëlluar sepse e dinim që Jezu Krishti e kuptonte pikëllimin tonë. Ngaqë e kemi lidhur veten tonë në zgjedhë me Të, ne gjetëm “prehje për shpirtrat [tanë]” (shihni te Mateu 11:28–30).
Presidentja Kamill N. Xhonson, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:
“Jezu Krishti mund të na e lehtësojë ngarkesën.
Jezu Krishti mund të na i heqë barrët. …