Kurset për Ungjillin
Shtojca 1: Udhëzues për Krijimin e Veprimtarive Shtesë të të Mësuarit


Shtojca 1

Udhëzues për Krijimin e Veprimtarive Shtesë të të Mësuarit

Ndërsa mendoni për nevojat e atyre që keni në klasë, mund të përcaktoni një pjesë nga manuali Predikoni Ungjillin Tim që ndieni se është e rëndësishme, por nuk trajtohet në materialet e këtij kursi. Ky udhëzues mund t’ju ndihmojë të krijoni një përvojë të përshtatur të të mësuarit për klasën tuaj.

Përbërësit Kyç për Veprimtaritë e të Mësuarit

Ka tri pjesë kyç për çdo veprimtari të të mësuarit në këtë kurs: 1) studio, 2) ushtrohu dhe 3) vendos një synim. Orientimet vijuese mund t’ju ndihmojnë t’i përfshini këto pjesë kyç në veprimtaritë shtesë të të mësuarit që i krijoni për klasën tuaj.

Studio

Përcaktoni se çfarë do të studiojnë nxënësit

  • Cilët paragrafë nga manuali Predikoni Ungjillin Tim do t’i ftoni nxënësit të studiojnë?

    • Mbajini në mendje kufizimet kohore. Përgjithësisht, është më mirë të përqendroheni në një pjesë të vogël dhe të thelloheni sesa të përpiqeni të trajtoni shumë prej materialit. Sigurohuni që të lini mjaft kohë për praktikën dhe zbatimin.

  • A ka shkrime të shenjta ose thënie nga udhëheqës të Kishës që mund të përdoren për ta përkrahur ose zgjeruar atë që po studiojnë nxënësit nga manuali Predikoni Ungjillin Tim?

Përcaktoni mënyrën se si do të studiojnë nxënësit

  • Si mund t’i ndihmoni nxënësit ta kuptojnë lidhjen e kësaj pjese nga manuali Predikoni Ungjillin Tim? A ka ndonjë shembull, skenar, pyetje, ndodhi, fotografi, përvojë vetjake ose material të shkurtër filmik që do të ndihmojë t’i bëjë ata gati për të mësuar?

  • Çfarë pyetjesh do të bëni? (Mbajini shënim disa pyetje që mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i shqyrtojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.)

A do të punojnë anëtarët e klasës vetëm, me partnerë apo në një grup të vogël?

Ushtrohu

  • Çfarë mund të bëjnë anëtarët e klasës që ta ushtrojnë atë që kanë mësuar? Për shembull, ju mund:

    • T’u jepni nxënësve kohë që ta shpjegojnë ose japin mësim vetë me fjalët e tyre atë që kanë studiuar.

    • Të paraqitni një skenar dhe t’u kërkoni anëtarëve të klasës ta përdorin atë që kanë mësuar për ta ndihmuar personin në skenar.

Vendos një synim

Mbylleni veprimtarinë e të mësuarit duke i ftuar anëtarët e klasës të vendosin një synim që lidhet me atë që mësuan. Merrni parasysh të jepni disa shembuj synimesh të mundshme që mund t’i vendosin ata. Më pas, jepuni nxënësve kohë për t’i mbajtur shënim synimet e tyre.