Shtojca 2
Udhëzues për Krijimin e Praktikave Shtesë të Zotësive
Ndërsa mendoni për nevojat e atyre që keni në klasë, mund të përcaktoni një zotësi që ndieni se është e rëndësishme, por nuk trajtohet në materialet e këtij kursi. Ky udhëzues siguron një model që mund ta përdorni për të krijuar praktika shtesë të zotësive për klasën tuaj.
Përbërësit Kyç për Praktikat e Zotësive
Ka katër përbërës në përvijimin e secilës praktikë të zotësisë: 1) përcakto, 2) trego në praktikë, 3) ushtrohu dhe 4) zbato. Orientimet vijuese mund t’ju ndihmojnë t’i përfshini këta përbërës kyç në praktika shtesë të zotësive që i krijoni për klasën tuaj.
Përcakto
Paraqitjani klasës zotësinë. Për ta bërë këtë, ju mund:
-
T’i ftoni nxënësit të lexojnë rreth zotësisë sikurse përshkruhet te manuali Predikoni Ungjillin Tim ose te broshura Adjusting to Missionary Life [Përshtatja me Jetën si Misionar].
-
Ta përmblidhni zotësinë me fjalët tuaja.
Sigurohuni të mos kaloni shumë kohë me këtë pjesë të praktikës së zotësisë. Kjo do të sigurojë që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme të ushtrohen.
Trego në Praktikë
Pasi ta përcaktoni zotësinë, tregojuni nxënësve si ta përdorin atë. Për ta bërë këtë, ju mund:
-
Ta tregoni në praktikë zotësinë përpara klasës.
-
Të ftoni një nxënës të përgatitet paraprakisht për ta treguar në praktikë zotësinë para klasës.
-
Të përdorni një material filmik që tregon një shembull të dikujt duke e treguar në praktikë zotësinë.
Ushtrohu
Jepuni nxënësve kohë për ta ushtruar zotësinë. Ata mund ta bëjnë këtë me partnerë ose në grupe të vogla. Nëse është e mundur, ftojini të ushtrohen më shumë se një herë. Mund t’i ftoni ata të ushtrohen çdo herë me një partner ose grup të ndryshëm.
Zbato
Ftojini nxënësit të bëjnë një plan rreth mënyrës se si do ta ushtrojnë këtë zotësi jashtë klasës. Merreni parasysh ta ndiqni ecurinë në mësimet e ardhshme.